Bujar Zhuri
Nordic Invest Group
Balkonnect Pitching Event
Bujar Zhuri 61 vjec, shtetas Norvegjez lindur në Shqipëri, i diplomuar për mësimdhënie në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, një diplome në “Letërsi” dhe “Drejtesi” nga Universiteti i Tiranës. Ka jetuar në Norvegji 26 vitet e fundit. Ka punuar si në Shqipëri edhe Norvegji në kuadër të sistemit shkollor dhe me konsulence në fushës e biznesit. Ka themeluar një nga kompanitë e para Norvegjezo-Shqiptare quajtur “Alb Invest AS”, e cila ka shitur prona dhe pasuri të patundshme për tregun Skandinav. Statkraft,një nga kompanitë më të mëdha në fushën e energjitikës në Norvegji, ka qenë kliente. Ai ka ndihmuar kompaninë të hyjë në tregun Shqiptar dhe Statkraft sot ka ndërtuar hidrocentrale në Shqipëri në vlerën rreth 1 miliard euro.
Bujar zotëron biznese në Norvegji si dhe në Shqipëri, Noralb Import-Export është një kompani norvegjeze Import Eksporti, Nordic Invest Group Shpk. dhe First Albania Shpk. (www.albnordic.com dhe www.firstalbania.com), dy kompani në Shqipëri të cilat ofrojnë shërbime konsulence për investitorë të huaj, ne energji ashtu sikurse edhe tregun e pasurive të patundshme.
Company Profile
Në Nordic Invest Group, ne jemi të pasionuar për nxitjen e inovacionit dhe rritjes përmes përvojës nordike në Ballkan. Fokusi ynë është në identifikimin dhe mbështetjen e bizneseve dhe startupeve në zhvillim përmes investimeve strategjike dhe mentorimit të përshtatur. Ne besojmë në nxitjen e rrjeteve bashkëpunuese që fuqizojnë sipërmarrësit dhe rrisin zhvillimin ekonomik. Duke lidhur kompanitë dhe investitorët që mendojnë përpara, ne synojmë të krijojmë vlera të qëndrueshme dhe të hapim mundësi të reja për sukses në tregun dinamik të Ballkanit